Tregtarët në Elbasan ankohen për mungesën e shitjeve: Papunësi e madhe, mbetet malli stok

Shqipëria

Tregtarët në Elbasan ankohen për mungesën e shitjeve: Papunësi e madhe, mbetet malli stok

Më: 18 prill 2021 Në ora: 16:58
Tregtarët në Elbasan

Edhe pse çmimet janë të ulëta, tregtarët e fruta-perimeve në Elbasan, po kalojnë një krizë e cila i ka dëmtuar rëndë ata.

Papunësia, mungesa e të ardhurave dhe eksportet, janë disa nga faktorët që kanë gjunjëzuar si tregtarët edhe fermerët.

“S’ka të ardhura, janë të varfër,” thotë një qytetare.

“Papunësia e madhe, njerëzit pa punë dhe çfarë do bëjnë..,” thotë një qytetare tjetër.

Edhe rënien e çmimeve e arsyetojnë me mungesën e blerësve.

“S’ka blerje, prandaj kanë rënë çmimet, s’ka kërkesë,” thotë një tjetër.

“S’kanë lekë njerëzit,” thotë një tregtare.

Pandemia e koronavirusit thonë se ka ndikuar edhe më shumë për këtë situatë, ndërsa malli që qëndron stok prej disa kohësh bëhet i pakonsumueshëm.

“S’kanë ku venë, po nuk hyri eksporti për shembull normale që është i ulët çmimi, sidomos që kur filloi pandemia është bërë keq,” thotë një tregtar.

“Na rri i gjithë malli pa shitur,” thotë tregtarja.

Në muajt në vijim ata besojnë se ekonomia do të përmirësohet, pasi shpresojnë tek një sezon turistik më i favorshëm, por edhe daljen nga situata e pandemisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat