Kryeministri Rama reagon për plagosjen me armë zjarri në zyrën e PD dhe ka një mesazh për Ilir Metën dhe Lulzim Bashën

Shqipëria

Kryeministri Rama reagon për plagosjen me armë zjarri në zyrën e PD dhe ka një mesazh për Ilir Metën dhe Lulzim Bashën

Më: 19 prill 2021 Në ora: 21:10
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për incidentin e rëndë që ndodhi sot në Kavajë, ku sekretari i PD-së për këtë qytet u plagos me armë zjarri brenda zyrës elektorale.

Kreu i qeverisë ka dënuar ngjarjen, ndërsa e ka cilësuar të patolerueshme.

Në një reagim në Twitter. Rama tha se Basha duhet të bashkohet me të për të mbështetur drejtësinë, ndërsa shtoi se Meta duhet të ndalë fushatën idioteske të tensionimit.

Kryeministri Rama :

Plagosja e Kavajës e patolerueshme! Autori duhet çuar në pranga sa më shpejt! Politizimi i kësaj ngjarjeje është po aq i keq sa vetë ngjarja! LB duhet të bashkohet me mua për të mbështetur drejtësinë pa nxitur tensionin, ndërsa IM duhet ta ndalë fushatën idioteske të tensionimit!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat