Përplasja në Elbasan, Berisha: Krim i mirëfilltë i Edi Ramës dhe Taulant Ballës

Shqipëria

Përplasja në Elbasan, Berisha: Krim i mirëfilltë i Edi Ramës dhe Taulant Ballës

Më: 21 prill 2021 Në ora: 22:59
Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha thotë se Policia e Elbasanit i di shumë mirë rrethanat e ngjarjes së sotme, por nuk do t’i publikojë pasi po tenton të fshehë “krimin e partisë”.

Sipas Berishës, personi që humbi jetën në Elbasan nga përplasja me armë është i lidhur me Partinë Socialiste të Shqipërisë.

“Policia fsheh ngjarjen dhe policia e di shumë mirë pse ka ndodhur ngjarja. Problemi është se duhet të mbulojnë krimin e partisë. Ky është një krim i mirëfilltë i Edi Ramës edhe Taulant Ballës. Këtë humbjen po e përjetojnë të tmerruar. Ka fakte më absolute të lidhjes së tij si mishi me thoin me PS. S’mund ta mohojnë kurrsesi. Edhe pse është i PS, problemi është se PS e angazhoi në blerjen e votave”, tha Berisha.

Ai komentoi deklaratën e z. Basha, i cili tha sot nga Durrësi se Partia Demokratike distancohet nga çdo akt dhune, por se do jetë e gatshme të mbrojë demokracinë.

Berisha u shpreh në “Ilva Now” se askush nuk duhet të humbasë jetën, por përplasje të tilla thekson ai ndodhin pasi drejtësia nuk dënon personat problematikë, por i lë të lirë.

“Në një vend ku dënimi me vdekje nuk ekziston, asnjë njeri dhe në asnjë rrethanë nuk meriton vdekjen dhe vrasjen, por ka një gjë, ka një rrethanë vetëmbrojtje. Jo në asnjë rrethanë, Shqipëria është një vend që nuk  ka dënimin me vdekje. Ata vrasin njeri- tjetrin, sepse këta nuk i fusin në burg”, tha  Berisha.

Ish-lideri historik i PD-së, Sali Berisha tha se retorika e Bashës në këto zgjedhje është e qetë, në krahasim me atë të kryeministri të vendit, Edi Rama.

“Nuk ka ndonjë retorikë të ashpër nga PD në këto zgjedhje, nëse sheh retorikën mes Bashës dhe Ramës ndryshimi është si nata me ditën, Edi Rmaa kalon nga podiumi në podium, nga fyerja në fyerje”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat