Numërohen kutitë e fundit në Elbasan, kryeson PS-ja me 55.15 % të votave

Shqipëria

Numërohen kutitë e fundit në Elbasan, kryeson PS-ja me 55.15 % të votave

Më: 27 prill 2021 Në ora: 07:46
Elbasan

Qarku i Elbasanit vijon akoma me numërimin e votave për partitë politike.

Deri më tani sipas të dhënave të KQZ nga 511 qendra Votimi ka përfunduar numërimi për 499 në rang  qarku.

Të dhënat tregojnë se Partia Socialiste është kryesuese me 84.075 vota, ose 55.16%, e dyta vijon Partia Demokratike me 56.614 vota ose 37.15%. Lëvizja Socialiste për Integrim, ka siguruar 6.766 vota, ose 4.46 % të votave.

Në përllogaritje deri më tani PS në këtë qark merr 8 mandate ndërsa Partia Demokratike 6 mandate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat