Ish-kreu i Policisë së Shtetit jep alarmin: Po ndodhin ngjarje shumë të rënda dhe nuk ka një njoftim zyrtar

Shqipëria

Ish-kreu i Policisë së Shtetit jep alarmin: Po ndodhin ngjarje shumë të rënda dhe nuk ka një njoftim zyrtar

Më: 13 maj 2021 Në ora: 21:56
Foto ilustrim

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi tha se Shqipëria është kthyer në distributor droge dhe se në vendin tonë luhen vlera të mëdha monetare.

Gjatë emisionit ai gjithashtu i bëri thirrje Policisë së Shtetit të japin njoftime zyrtare lidhur me ngjarjet pasi ua kanë borxh qytetarëve.

“Ngjarje të tilla të rënda kriminale kanë krijuar vështirësi edhe për ne. Duket sikur Shqipëria është terren i përshtatshëm për tu kthyer në distributor. Luhen vlera të mëdha monetare, kanë mjete të jashtëzakonshme dhe kësaj vështirësie në të cilën ndodhet policia duhet ti përgjigjesh me organizim ndryshe sepse në këto kushte nuk funksionon, janë një sërë kushtesh që duhen plotësuar. Kolegët e mi ja kanë borxh qytetarëve njoftimin zyrtar.

Po ndodhin ngjarje shumë të rënda dhe nuk ka një njoftim zyrtar. Ashtu siç del policia për një operacion të suksesshëm duhet të dalë edhe për këto dhe të sqarojë se çfarë ka ndodhur”, tha Prençi në MCN TV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat