​Kryesia zyrtarizon kandidatët për kreun e Partisë Demorkatike

Shqipëria

​Kryesia zyrtarizon kandidatët për kreun e Partisë Demorkatike

Më: 23 maj 2021 Në ora: 22:16
​Kryesia zyrtarizon kandidatët për kreun e Partisë Demorkatike

Kryesia e Partisë Demokratike në Shqipëri sonte ka vendosur të zyrtarizojë si kandidatë për kryetar të kësaj partie Lulzim Bashën, Edith Harxhin, Fatbardh Kadillin dhe Agroh Shehajn, duke skualifikuar kështu edhe Ibsen Elezin.

Më herët, Kryesia e Partisë Demokratike nxori jashtë gare edhe Admir Mulajn, Edmond Vrapin, Mirjan Jashanllarin dhe Sabri Hoxhën.

Kryesia votoi në mënyrë unanime që të përjashtoheshin nga gara me arsyetimin se nuk janë anëtarë partie, nuk janë të regjistruar në regjistrin e simpatizantëve të Partisë Demokratike dhe se nuk kishin profil publik.

Zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike do të mbahen më 13 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat