Balla: Presidentin e ri të shtetit do ta zgjedhim në bashkëpunim me opozitën e re në parlament

Shqipëria

Balla: Presidentin e ri të shtetit do ta zgjedhim në bashkëpunim me opozitën e re në parlament

Më: 31 maj 2021 Në ora: 20:55
Balla: Presidentin e ri të shtetit do ta zgjedhim në bashkëpunim me opozitën e re në parlament

Koordinatori i grupit parlamentar dhe sekretar i përgjithshëm  i Partisë Socialiste qeveritare, Taulant Bala, deklaroi se tani për tani nuk kanë emër të kandidatit për shef të ri të shtetit, nëse më 9 qershor shkarkohet shefi aktual, Ilir Meta.

Ai shtoi se zgjedhja e presidentit të ri do të jetë së bashku me  opozitën e re në Parlament.

“Kryetari ynë partiak Edi Rama ishte shumë i qartë. Ajo që nevojitet dhe duhet ta kuptojmë  është se Partia Socialiste  nuk e filloi procedurën për shkarkim të presidentit aktual si nevojë të ketë përfaqësues të tij në institucionin president, por ta lirojmë  institucionin nga pengu. Procedura për zgjedhje të presidentit të ri kërkon kohë dhe pse të mos jetë pjesë e pakos për bashkëpunim me opozitën e re, e cila do të kthehet në Kuvend më 9 shtator. Me opozitën nga shtëpia e re ligjdhënëse, do të kemi mundësi së bashku ta zgjidhim këtë çështje”, tha Bala.

Sipas tij është mirë i njoftuar me përmbajtjen e raportit final të dorëzuar nga komisioni aktual në të cilin janë konfirmuar shkelje serioze kushtetuese nga ana e presidentit.

“Ky është raport shumë konzistent, rreth 100 faqe dhe është normale që deputetëve u nevojitet kohë për ta shqyrtuar. Në lidhje me këtë, koordinatorët e grupeve parlamentate u pajtuam në seancë plenare të shqyrtohet dhe të votohet  për raportin për shkarkim të Presidentit që të mbahet më 9 qershor, në orën 10:00. Përkujtoj se Kushtetuta është ajo që e cakton rrjedhën e kësaj seance”, tha ai.

Në pyetjen nëse ka besim në Gjykatën Kushtetuese kush e ka fjalën e fundit rreth shkarkimit të shefit të shtetit thotë se nuk ka kurrfarë lidhje me të, as me Parlamentin.

Për shkarkimin e presidentit në shtëpinë ligjdhënëse duhet të votojnë dy e treta e deputetëve ose 94. Vendimi pastaj kalon në Gjykatën Kushtetuese, e cila sërish duhet të shqiptohet në afat prej tre muajve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat