Shehaj për Bashën: Ne bashkë jemi në PD, s’jemi ndarë kurrë

Shqipëria

Shehaj për Bashën: Ne bashkë jemi në PD, s’jemi ndarë kurrë

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 22:26
Agron Shehaj

Agron Shehaj ka vlerësuar parregullsi në procesin zgjedhor të Partisë Demokratike, ndërsa u shpreh se rezultati ishte i qartë. Sipas tij, 15% i rezultatit nuk reflekton mbështetjen që ai gëzon mes demokratëve.

‘Rezultati ishte i qartë. Pritshmëritë e mia ishin shumë më të mëdhaja. Basha do të jetë kryetari. 15% nuk reflekton mbështetjen që u kam në kryesi. Ka patur parregullsi. Kanë qenë të lidhura me faktin se me dhjetëra demokratë janë përjashtuar. Vëzhguesit e mi nuk patën mundësi të verifikojnë kush po voton,” u shpreh Shehaj në emisionn “Opinion”.

I pyetur për deklaratën e Lulzim Bashës, u cili i ftoi rivalët e tij të bashkojnë forcat kundër regjmit Rama-Doshi, Shehaj tha se ata bashkë janë në PD dhe se nuk janë ndarë kurrë.

“Ne bashkë jemi. Nuk jemi ndarë ndonjëherë. Kjo ishte një garë brenda PD-së?  Pothuaj se të gjithë deputetë dhe kryetarët e degëve nuk kanë qenë me mua. Nuk i gjykoj. Kështu është. secili vendos sipas rrethanave,” u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat