Tre gjobat e mandatit të tretë të Edi Ramës

Shqipëria

Tre gjobat e mandatit të tretë të Edi Ramës

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 13:42
Edi Rama

Gjatë fushatës për votat e 25 prillit, kryeministri Rama nuk paraqiti program social- ekonomik, por trembi shqiptarët me zullumet e “kukudhëve” Sali Berisha e Ilir Meta; duke thënë se mandatin e tretë, i duhet të punojë për t’u përmirësuar jetën shqiptarëve.

Nëse mandatin e dytë, Rama po e mbyll me 1.3 miliardë Euro PPP pa zhvillim social-ekonomik dhe me 400 mijë shqiptarë 16-45 vjeç, të larguar nga papunësia, varfëria, mungesa e perspektivës dhe pasiguria prej krimit të shfrenuar; mandatin e tretë do ta fillojë me 3 gjoba të rënda financiare të vendosura nga arbitrazhi ndërkombëtar, për shkak të interesave të Ramës, Veliajt e ministrave.

GJOBA E PARË/ Arbitrazhi Ndërkombëtar, ka dënuar Shtetin Shqiptar me 108 milionë Euro gjobë në favor të biznesmenit italian Francesko Bechetti, të cilit, Rama i mbylli e sekuestroi “Agon TV”, për shkak se linja editoriale nuk behej sipas interesit e urdhërave të Erjon Veliajt.

Ditën e shpalljes së vendimit të gjobës 108 milionë Euro, i pari reagoi Erjon Veliaj, i cili tha se nuk ishte bërë gjyq; i dyti reagoi Erjon Braçe, i cili tha se është shpifje mediash; i treti foli “Tigri” i cili e quajti shpifje kafenesh, ndërsa i katërti foli Babloku, i cili po kështu e quajti shpifje.

Pas një muaji, ose më saktë 1 javë para votimeve të 25 prillit, kur në “Fletore Zyrtare” u detyrua publikimi i vendimit gjyqësor të gjobës; Lali Eri, “Tigri” dhe Babloku, u betuan se “trafikanti italian Francesko Bechetti, nuk do marrë asnjë kokërr leku nga buxheti i shtetit shqiptar”.

Mirëpo më 8 qershor, Avokatja e Shtetit, Enkelejda Muçaj, pranoi në Komisionin e Ligjeve, se gjoba 108 milionë është vendosur dhe do paguhet nga qeveria, por këtë vlerë ajo e quajti “sukses e gjobë të vogël”, mbasi mund të ishte vendosur 1 miliardë Euro.

Sipas burimeve konfidenciale të “Pamfleti”-t nga Ministria e Financave, thuhet se në muajin tetor 2021, qeveria do fillojë shlyerjen e gjobës “Bechetti’”, nga 20% të vlerës në çdo 6 muaj, që do të thotë 21.6 milionë Euro çdo çek, që do paguhen nga taksat e shqiptarëve.

GJOBA E DYTË/ Po sipas Ministrisë së Financave, muaji i parë i mandatit të tretë të Edi Ramës; me ultimatum të Këshillit të Europës, do të fillojë me një shtesë fondi special 108 milionë Euro në buxhetin 2021-2023.

Me këtë vlerë, do paguhen çdo muaj për 3 vitet në vazhdim, dëmshpërblimet që kanë vendosur gjykatat shqiptare e Strasburgu, për 14 mijë e 487 ish-punonjës shteti, që Rama, ministrat e drejtorët; i kanë larguar nga puna për interesa klienteliste, partiake, nepotike e erotike.

Rekord largimesh të paligjshme nga puna, janë Bashkia Tiranë në vitet 2015-2020, policia, tatimet, doganat, Ministria e Mjedisit, Energjisë, Ministria e Jashtme, Bujqësisë e Shëndetësia, në borderotë e të cilave, prej afro 7 vitesh paguhen nga dy persona në 14 mijë e 487 vend pune.

GJOBA E TRETË/ Në javën e parë të muajit dhjetor 2021, që koinçidon me 100 ditët e para të mandatit të tretë, Rama do firmosë “çekun” e parë 10% të gjobës 44 milionë USD, që me vendim arbitrazhi do t’i paguhet firmave greke “Copri” e “Aaktor” të rrugës Tiranë-Elbasan.

Këtë gjobë, shqiptarët do ta paguajnë për shkak se me ndërhyrje të Taulant Ballës, me miratim të Bablokut e zbatim të Ballukut; iu hoq kontrata këtyre dy firmave e iu dha firmës ndërtuese të Edmond Bego, mik e ortak tenderash me Taulant Ballën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat