U kapën duke bërë ndërtime pa leje, procedohen penalisht pronarët dhe punëtorët

Shqipëria

U kapën duke bërë ndërtime pa leje, procedohen penalisht pronarët dhe punëtorët

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Policia e Tepelenës gjatë kontrollit të territorit në fshatrat Gusmar dhe Majkosh, kanë konstatuar ndërtimin e dy objekteve pa leje. Si rezultat janë proceduar penalisht 2 pronarët e objekteve përkatëse dhe 2 punëtorët që po kryenin punimet.    

Katër shtetasit “F. B., 58 vjeçe, banuese në fshatin Gusmar dhe I. B., 50 vjeç, banues në Tepelenë, pronarë të objekteve ku po kryheshin punimet; 

E.B., 30 vjeç, banues në Përmet dhe P. J., 33 vjeç, banues në Memaliaj (punëtorë)”, janë proceduar penalisht për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat