Rrëfimi i trishtë i 36-vjeçares: Më dhunoi kur isha 6-muajshe shtatzënë, doja të abortoja fëmijën por...

Shqipëria

Rrëfimi i trishtë i 36-vjeçares: Më dhunoi kur isha 6-muajshe shtatzënë, doja të abortoja fëmijën por...

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 16:37
Emisioni

Dhunimi nga bashkëshorti teksa ishte shtatëzënë, është historia e një 26-vjeçareje e cila ka rrëfyer një nga momentet më të këqija të jetës së saj në emisionin “Me zemër të hapur” në News24.

E reja thotë se u njoh dhe u martua që në moshën 19-vjeçare me një 26-vjeçar në Greqi me të cilin e kishte prezantuar tezja e saj. Ajo rrëfeu problemin që i shoqi kishte me alkoolin e cila solli dhe dhunën ndaj saj.

Madje, sipas asaj që rrëfen 35-vjeçarja, ish-bashkëshorti e ka dhunuar dhe kur ka qenë shtatzënë. Pas ndarjes, ajo është larguar nga Greqia dhe u kthye në Shqipëri tek e motra e cila u kujdes për të.

“Unë u martova me ish-bashkëshortin kur isha 19-vjeç, më njohu tezja ime me këtë person. Si familje ishin njerëz që konsumonin alkool. Atë kohë ai jetonte në Greqi dhe unë shkova së bashku me të dhe mbeta shtatëzënë. Kur isha vetëm 6-muajshe shtatëzënë, ai erdhi i alkolizuar dhe filloi të më dhunonte fizikisht, kishte ndodhur edhe disa herë më parë dhe nuk munda ta duroja dot këtë gjëndje.

U largova nga Greqia dhe shkova te motra në Shqipëri, desha të abortoja fëmijën, por motra nuk më lejoi ta bëja këtë gjë, më mbështeti dhe financiarisht. Sot vajza është 16-vjeçe dhe ai nuk është kujdesur kurrë as financiarisht as nuk më jep prokurën që unë të shkoj me vajzën jashtë pasi duhet të ndjek studimet. Jeta ime ka qenë shumë e vështirë nga ana financiare. Asnjëherë nuk e ka ndihmuar vajzën, ajo i ka kërkuar babait që t’i blente rroba që do fillonte shkolla dhe i duheshin libra, por asgjë nuk ka bërë babai.

Ai ka një muaj që ka ndërprerë komunikimin me ne, nuk flet më as me vajzën. Ai nuk ishte një njeri për familje, vetëm pinte , tentova të abortoja fëmijën, sepse nuk munda dot ta përballoja dot dhe si do ta rrisja këtë fëmijë, por motra ime që jeton në Itali, më ka ndihmuar shumë, madje ajo dëshiron ta shkolloj atje vajzën, por babai nuk ja jep një prokurë që të studioj.- u shpreh ajo në studion e emisionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat