Masakra në Velipojë, eksperti i njohur del me thirrjen urgjente: Kambanë alarmi, ja ç’po ndodh

Shqipëria

Masakra në Velipojë, eksperti i njohur del me thirrjen urgjente: Kambanë alarmi, ja ç’po ndodh

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Duke folur lidhur me masakrën e Velipojës specialisti i policisë, Fatjon Softa thotë se kjo ngjarje tregon mosbesimin ndaj institucioneve të shtetit që detyron qytetarët të bëjnë vetëgjyqësi.

“Konflikt, i cili duket se është konflikt me zgjidhje kaubojsësh. Krisma dhe tmerr po i përgjakin pushimet, po trembin jo vetëm qytetarët shqiptarë, por edhe të huajt që vijnë për të bërë pushime brenda vendit. Këto janë mosbesim ndaj institucioneve shtetërore, është një lloj vetëgjyqësie, ku përveç të fortëve, sot po armatosen dhe po mbajnë armë edhe njerëzit e ndershëm”, shprehet Fatjon Softa.

Krismat po përgjakin pushimet, po trembin jo vetëm qytetarët shqiptarë, por edhe të huajt, thotë Softa, duke veçuar se sot përveç të fortëve, po armatosen dhe po mbajnë armë edhe njerëzit e ndershëm.

“Unë si qytetar, unë si specialist, unë si shqiptar, nuk shoh ende një reagim. Duhet të ketë një reagim vertikal, duke filluar që nga drejtori i përgjithshëm, duke drejtuar gishtin në cilin qark drejtori i qarkut nuk punon. Sepse nëse ngjarjet ndodhin dhe nuk ka asnjë lëvizje, atëherë unë them se shteti është gjunjëzuar. Nëse ka lëvizje, sigurisht duhet të kishte një reagim, duke filluar nga shkarkimi, nga evidentimi i përgjegjësive e me radhë. Nuk evidentohen përgjegjësitë vetëm duke thënë jemi në kërkim, jemi në kërkim, do kapen autorët, etj. Problemi është si dhe çfarë duhet të bëjmë për të parandaluar ngjarje”, shprehet specialist i policisë, Fatjon Softa.
Fatjon Softa thotë se sot më shumë se kurrë ka nevojë për reagim, duke filluar me shkarkime, evidentimin e përgjegjësive e mbi të gjitha duhet bërë gjithçka për të parandaluar. Eksperti u ndal edhe tek aksioni i RENEA-s i pak ditëve më parë, që rezulton se nuk solli rezultatet që priteshin.

“Ishte një situatë e rëndë, duket sikur shteti po gjunjëzohet. Shteti nuk po reagon. Reagimet spontane nëpërmjet repartit RENEA, siç ishin ngjarjet e kontrolleve në Vlorë, në Fier apo në Shkodër, nuk dhanë rezultat. Ato ishin thjesht shfaqje dhe trembje për krimin”, përfundon Softa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat