Drejt Greqisë me një pako me heroinë, arrestohet një person

Shqipëria

Drejt Greqisë me një pako me heroinë, arrestohet një person

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Kakavijë- 278 gramë heroinë janë kapur në pikën kufitare të Kakavijës. Lidhur me këtë sasi të konsiderueshme droge të fortë, është arrestuar S.Q 45-vjeç banues në Fier.

Mësohet se i arrestuari po udhëtonte me makinën e tij tip “Benz” në drejtim të Greqisë. Ai është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm ku policia i ka gjetur të fshehur në makinë një pako me heroinë.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Goditet një rast i tentativës së trafikimit të lëndëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë një 45-vjeçar. Sekuestrohet një pako e mbushur me lëndë narkotike e dyshuar heroinë, 1 automjet dhe 1 celular.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, pas verifikimit të të dhënave në sistemin TIMS, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin tip “benz” që drejtohej shtetasi S. Q., 45 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, nga shërbimet e përbashkëta të Policisë Kufitare, Fontex-it dhe të doganës, është bërë e mundur gjetja e një pakoje të mbështjell, brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar narkotike heroinë, me peshë 278 gramë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe 1 aparat celular.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Q., 45 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat