Kontrolle me radarë në aksin Tiranë-Durrës/ “Fluturojnë” 9 patenta dhe gjobiten dhjetëra shoferë

Shqipëria

Kontrolle me radarë në aksin Tiranë-Durrës/ “Fluturojnë” 9 patenta dhe gjobiten dhjetëra shoferë

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Policia ka vijuar kontrollin me radarë gjatë natës në aksin Tiranë – Durrës, për të bërë të mundur prandalimin e aksidenteve.

Gjatë orëve të mbrëmjes si rezultat i monitorimit në rrugën interurbane Tiranë – Durrës-Tiranë janë pezulluar 9 leje drejtimi nga 1 deri në 3 muaj, për shpejtësi që varion nga 133 km/h deri në 147 km/h dhe masa administrative nga 6.000 lekë deri në 10.000 lekë të rinj.

Gjithashtu janë vendosur 24 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara.

Por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit, vetëm me masë administrative deri në 4000 lekë të rij secilin prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat