Bushati komenton përjashtimin e ish-kryeministrit nga grupi parlamentar i PD

Shqipëria

Bushati komenton përjashtimin e ish-kryeministrit nga grupi parlamentar i PD

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 17:55
Ditmir Bushati

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati thotë se shpallja non grata e Sali Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit është një lajm i keq për vendin. Pavarësisht se është një kundërshtar politike, Bushati u shpreh se bëhet fjalë për një njeri që ka qeverisur vendin qoftë në nivelin e kryeministrit qoftë në atë të presidentit.

“Lajm i keq për vendin, ndonëse sanksioni është individual. Bëhet fjalë për një njeri që ka drejtuar Shqipërinë. Nga ana tjetër mendoj se mund të jetë edhe një mësim i hidhur për të gjithë ne dhe për klasën politike”, tha Bushati.

Ndërsa përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD, Bushati thotë se është një vendimin e Partisë Demorkatike, por theksoi se një opozitë e shëndetshme bën që edhe qeverisja të jetë më e përgjegjshme.

“Vendimet janë vendime të partisë Demokratike dhe nuk dua ti komentoj. Ajo çka dua të them është se debatet në PD dhe në çdo forcë tjetër politike mund dhe duhet të jenë të shëndetshme. E sigurt që sa më e shëndetshme të jetë opozita aq më shumë ka garanci që qeverisja të jetë më e mirë dhe më e përgjegjshme.  Sa më shpejt ta marrë veten PD, pavarësisht se janë kundërshtarët tanë aq më mirë do jetë për PS dhe për fatet e vendit. Në të kundër ne do të na duhet të forcojmë shumë sistemin tonë imunitar”, u shpreh ndër të tjera Bushati.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat