“Rama i paaftë, mësues vizatimi”/ Shpërthen Ngjela: ‘Open Balkan’ është gënjeshtër

Shqipëria

“Rama i paaftë, mësues vizatimi”/ Shpërthen Ngjela: ‘Open Balkan’ është gënjeshtër

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 00:50
Spartak Ngjela

Të ashpra ishin reagimet e avokatit Spartak Ngjela kundrejt kryeministrit Rama sa I përket ndodhive të fundit.

I ftuar në një emision, në Vizion Plus, Ngjela solli në vëmendje faktin se përse kryeministri Rama as në Shqipëri, por edhe gjatë vizitës së fundit në Prishtinë nuk e takoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

“E di që nuk e takoi presidenten e Kosovës? Sot nuk e ka takuar ajo. Këto janë veprime kundër interesit kombëtar. Po, i bën nga naiviteti si politikan i paaftë, a po i bën se ka një qendër jashtë Shqipërisë, këtë nuk e dimë. Ne nuk kemi pse shkojmë tek ajo që do provë. Kurse tek kjo që s’do prova fare që është krejtësisht naiv dhe i paaftë them që është kryeministër i paaftë në funksion të kohës historike të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.”

Sa i përket marrëveshjes ‘Open Balkan’, Ngjela e ka konsideruar atë një gëneshtër. Gjithçka duhet të bazohet në ligje, çka në këtë rast nuk ndodh, sipas tij.

“Çdo lloj marrëveshje dhe çdo lloj doktrine duhet të ketë refleks juridik, sepse janë shtete të pavarura. Është gënjeshtër! Marrëveshja është ligj. Është kontratë. Ramën dëgjoni ju? Ai është mësues vizatimi. Nuk mund të bëhet. Pse e hedh Rama këtë tani? Rama e hedh vetëm politikisht. Mirëpo, çfarë ndodhi? Ra në krizë. Se në momentet kur hodhi ‘Balkanin’ dhe thotë atje se ky është shpëtimi ynë, ai i ka sjellë trupat në kufi të veriut të Kosovës. Nga e gjeti ky, këtë bamirësi të madhe të Beogradit, kur Beogradi pa asnjë shkak fare, vetëm sepse kërkon barazi se është shtet i pavarur, ai i ka çuar trupat atje.”

Sipas avokatit, Rama tashmë është i trembur.

“Po tani e ke parë se sa i trembur që ishte. Pse ishte i trembur? Sepse ka shkelur në dërrasë të kalbur. Si ka mundësi që ti të kërkosh liberalizim të tregut, të doganave dhe këtë nuk e ke bërë në mënyrë bilaterale me shtetin shqiptar. Pse nuk ka filluar ta bëjë këtë me Kosovën, po kërkon ta bëjë me Beogradin.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat