Sherr mes dy personave në Vlorë, njëri prej tyre përfundon në spital

Shqipëria

Sherr mes dy personave në Vlorë, njëri prej tyre përfundon në spital

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Vlorë- Një sherr ka ndodhur mes dy personave në qytetin e Vlorës ku një prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë.

Raportohet se rreth orës 14:55, në lagjen “10 Korriku”, janë konfliktuar me sende të forta me njeri-tjetrin I. H., 35 vjeç dhe D. A., 54 vjeç të dy banues në Vlorë.

Si pasojë është dëmtuar 54-vjeçari D. A, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë shtetasi I. H, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Dyshohet se sherri nisi për motive të dobëta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat