Aksioni antidrogë në Lezhë, arrestohen shtatë persona

Shqipëria

Aksioni antidrogë në Lezhë, arrestohen shtatë persona

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Policia po zhvillon një aksion antidrogë në qytetin e Lezhës me urdhër të SPAK-ut.Sipas burimeve të Top Channel deri në këto momente janë shoqëruar shtatë persona.

Personat akuzohen si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, hashash. Ky është operacioni më i madh antidrogë i bërë në Lezhë me urdhër të SPAK-ut dhe vjen pas vrasjes së policit Saimir Hoxha që së bashku me dy kolegë asgjësuan një parcelë hashashi.

Kujtojmë që oficeri Saimir Hoxha u vra në fund të muajit të kaluar nga 21 vjeçari Aldi Rama.

Rama pasi refuzoi të kontrollohej nga policia qëlloi dy herë ndaj oficerit dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Pas disa orësh ndjekje, 21 vjeçari nuk pranoi të dorëzohej dhe ka qëlluar veten.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat