Tenton t’i shpëtojë dhunës së bashkëshortit, gruaja hidhet nga kati i dytë

Shqipëria

Tenton t’i shpëtojë dhunës së bashkëshortit, gruaja hidhet nga kati i dytë

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Një grua për pak ka gjetur vdekjen në tentativë për ti shpëtuar dhunës së bashkëshortit. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 33 vjeç, pasi në rrugën “Memo Meto”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

E cila është ndjerë e frikësuar dhe është hedhur nga kati i dytë i banesës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Aktualisht kjo shtetase ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat