Basha sulmon edhe Metën: Të ka marrë malli për Berishën, merr edhe Metën dhe qani hallet

Shqipëria

Basha sulmon edhe Metën: Të ka marrë malli për Berishën, merr edhe Metën dhe qani hallet

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 15:05
Lulzim Basha

Nga dita kur Lulzim Basha kur e përjashtoi nga grupi parlamentar Sali Berisha ka shkelur në Parlament vetëm një herë të vetme për të bërë betimit.

Foltorja e Kuvendit në betejën e re opozitare është vetem e Lulzim Bashës, i cili ka vendosur të dalë kundër të gjithëve. Pjesë e sulmeve te Kryedemokratit këtë herë ishte edhe Ilir Meta.

Basha: Thuaj më ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën, thuaje ta dëgjojnë të gjithë. Shko dhe ti në foltore, ose fillo foltoren tënde. Bëni trekëndëshin e Bermudës dhe qani hallin bashkë të tre nëse i keni të njëjtat. Unë jam këtu për të qarë hallet e shqiptarëve, as të tuat as të Sali Berishës dhe as të Ilir Metës. As të atyre që ju rrinë nga mbrapa ju.

Lulzim Basha bëri përgjegjës Sali Berishën dhe Ilir Metën se i dhanë pushtet Edi Ramës. Nje pjese te fajit e mban edhe per vete.

Basha: Dhe në fakt e kam dhe unë pjesën time të fajit që je aty, por pjesën më të vogël se pjesën tjetër e kanë 2 brinjët e tjera të trekëndëshit të Bermudës. Koha e trekëndëshit të Bermudës ka marrë fund.

Teksa palët janë gati për të ndryshuar Kushtetutën, Kryedemokrati zotohet se nuk do të përsërisë gabimet së shkuarës.

Basha: Misioni im dhe i partisë më të bukur të lindjes është që mos të përsërisim gabimet e 92 as të 97 dhe as të 2009 dhe të mos bëjmë më asnjë kompromis me të keqen. Qoftë kjo për hir të zgjedhurit të një presidenti, apo krijimit të një koalicioni apo të dhënies të besimit të një njeriu që nuk duhet të ishte as në politikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat