Sherr te shkolla ‘Fan Noli’/ Plagoset shoferi i nxënësve dhe një person tjetër

Shqipëria

Sherr te shkolla ‘Fan Noli’/ Plagoset shoferi i nxënësve dhe një person tjetër

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 16:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy persona, njëri shofer i një furgoni që transporton nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” dhe një tjetër që udhëtonte me një motor kanë mbetur të plagosur me thikë ditën e sotme.

Autori është një qytetar që po udhëtonte me një mjet të llojit “Range Rover”.

Dyshohet se shkak për konfliktin është bërë bllokimi i rrugës.

Të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Autori nuk është identifikuar ende nga policia.

“Rreth orës 13:35, në rrugën “Qemal Stafa”, dyshohet se për shkak të bllokimit të rrugës, një shtetas ende i paidentifikuar qe qarkullonte me nje automjet ka goditur dyshohet me mjet prerës shtetasit A. V, 37 vjeç dhe V. V, 42 vjeç(drejtues mjeti te furgonit te shkolles) të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton Policia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat