Përplaset për vdekje me makinë 65-vjeçari/ Në pranga autori

Shqipëria

Përplaset për vdekje me makinë 65-vjeçari/ Në pranga autori

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 16:18
Foto

Një 49-vjeçar është arrestuar pasi në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot ka përplasur për vdekje një person.

65-vjeçari banues në Fushë Krujë po udhëtonte me biçikletë.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor, arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. A. N., 49 vjeç, banues në Shkodër, pasi në aksin rrugorë Fushë Krujë-Milot, duke drejtuar mjetin e tij ka përplasur shtetasin D. B., 65 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili qarkullonte me biçikletë, si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë”, sipas policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vihet në prangat e Policisë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme proceduan penalisht 4 shtetas për veprat penale “Trafikim i mjeteve motorike” , “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm”, konkretisht shtteasit:

A. Z., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi nga D. SH.T. Rrugor, Durrës është bllokuar automjeti tip “Benz”, pasi gjatë kontrollit në ASF2 Interpol, ky automjet rezulton i shpallur në kërkim në Bosnje Hercegovinë.

R. A., dhe A. I., 46 dhe 22 vjeçe, banuese në Kosovë, pasi në P.K.K. Durrës, shtetësja R. A., ka ndihmuar shtetasen A. I., të kalojë kufirin në mënyrë të kundraligjshme, me pasaportë franceze, në emër të një shtetaseje tjetër.

Si dhe shtetasi K. M., 31 vjeç, banues në Kosovë, pasi në P.K.K. Durrës ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të kundraligjshme, me pasaportë gjermane në emër të një shtetasi tjetër.
…..
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak, proceduan penalisht për veprën penale “Ndotja e ajrit” , shtetasin A. M., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin Tiranë-Durrës, në fshatin Koxhas, Shijak, është kapur nga shërbimet e Policisë, me kamionin tip “Benz”, duke hedhur inerte të ndryshme.
….
Specialistët e Qarkullimit Rrugor, arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. A. N., 49 vjeç, banues në Shkodër, pasi në aksin rrugorë Fushë Krujë-Milot, duke drejtuar mjetin e tij ka përplasur shtetasin D. B., 65 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili qarkullonte me biçikletë, si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat