U kapën me 30 kallëpe C4 duke udhëtuar drejt Shkodrës, gjykata i mbyll në burg pa afat

Shqipëria

U kapën me 30 kallëpe C4 duke udhëtuar drejt Shkodrës, gjykata i mbyll në burg pa afat

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë "burg pa afat" për shtetasit Agron Manuka dhe Imer Losha, të arrestuar mbrëmjen e së martës.

Dy të arrestuarve ju gjetën dhe sekuestruan 30 kallëpe me lëndë eksplozive C-4, 17 kapsolla detonatore, 2 aparate celularë të lidhura me përcjellës elektrik, gati për t'u montuar me mina me telekomandë.

Ata u ndaluan teksa po lëviznin me makinq në aksin e vjetër Milot-Lezhë, në fshatin Pllanë.

Policia thotë se kishte marrë informacion në rrugë operative për lëvizjen e eksplozivit në drejtim të Shkodrës, ndaj i ka mbajtur personat e dyshuar për disa ditë nën vëzhgim.

Mbrëmjen e së martës,  kur Manuka e Losha u nisën për të dërguar porosinë, blutë u bënë pritë pranë fshatit Pllanë dhe i vunë në pranga.

Dyshimet janë se eksplozivi C4, do tu dërgohej grupeve kriminale që veprojnë në qarkun e Shkodrës.

Policia nuk jep shumë detaje për shkak se hetimi vijon për të zbuluar pritësit e porosisë dhe personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në trafikun e lëndëve plasëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat