“Je për t’u futur në burg”/ Berisha shpërthen ndaj Bashës

Shqipëria

“Je për t’u futur në burg”/ Berisha shpërthen ndaj Bashës

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 18:11
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Sali Berisha nuk është përmbajtur as në Foltoren e fundit të zhvilluar në Kurbin kundër “djalit të tij politik”, Lulzim Bashës.

Berisha rikujtoi dy çështjet për të cilat ai ka folur pothuajse në çdo Foltore: dosja Muzin, ku akuzon Bashën për pastrim parash dhe Toyota Yaris, ku e akuzon se ka futur në xhep bashkë me Taulant Ballën miliona euro.

Për këtë Berisha shpërtheu duke thënë se “duhet futur në burg, je i përshtatshëm për qelitë e Shqipërisë dhe SHBA-së, por ka shpëtuar se e ka mbrojtur Rama”.

“Me urdhër të Ramës, prokurori dosjen Muzin, ku Basha akuzohet për larje parash nuk e çoi në Gjykatën e Lartë dhe pushoi çështjen. Tregoi pak Lul shqiptarëve kush ta bëri këtë nder? Pse ta bëri Rama këtë nder.

Po kaq i përfshirë je dhe në dosjen e Toyota Yaris me 5 mln euro. Dhe i thashë nga e more vesh këtë, më tha më mori në telefon një kamerier nga një restorant i huaj,” tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat