Ndërpriten fluturimet në Aeroportin e Kukësit, do të rinisin në shkurt

Shqipëria

Ndërpriten fluturimet në Aeroportin e Kukësit, do të rinisin në shkurt

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Prej dy muajsh fluturimet përmes aeroportit ndërkombëtar të Kukësit janë ndërprerë.

Dy kompanitë ajrore Air Albania dhe Helvetica nuk kanë programuar fluturime të tjera dhe sipas drejtorit të aeroportit, Altin Progonati kjo ndërprerje ka të bëjë me rënien e fluksit të fluturimeve apo edhe udhëtarëve për sezonin e dimrit.

Fluturimet pritet të rinisin në fund të muajit shkurt, fluturime këto që sipas drejtorit Progonati, pritet të shtohen me dyfish apo trefish të tyre e po aq edhe shtimi i destinacioneve te tjera.

Megjithëse nuk ka fluturime, ne aeroportin e Kukësit punohet çdo ditë me kapacitet të plotë të punonjësve, pasi ka punë të tjera që kanë të bëjnë me mirëmbajtje e meremetime ne aeroport.

Progonoti thotë se aeroporti i Kukësit, është certifikuar që ditën e parë dhe s’ka vend për spekulime rreth procesit të certifikimit apo operacioneve të fluturimit, duke nënvizuar se aeroporti i Kukësit është ndërtuar sipas standarteve ndërkombëtare të aeroporteve dhe i plotëson më së miri këto standarde.

Aeroporti i Kukësit, nisi operacionet e fluturimeve në datën 9 qershor të këtij viti me dy kompani ajrore, me destinacionet Zyrih e Stamboll. Gjatë periudhës së funksionimit të tij, në aeroportin ndërkombëtar të Kukësit, vetëm në korrik e gusht u përpunuan më shumë se 8 mijë pasagjerë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat