I shpërtheu lënda plasëse në dorë, identifikohet i riu që humbi jetën në Cërrik. Çfarë thotë policia

Shqipëria

I shpërtheu lënda plasëse në dorë, identifikohet i riu që humbi jetën në Cërrik. Çfarë thotë policia

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Policia e Cërrikut ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde plasëse, ka humbur jetën një i ri.

Bëhet fjalë për shtetasin Erjon Rexhepi 27 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat