Protesta/ Lulzim Basha e mohon publikisht: Nuk e thirra unë Policinë te selia e PD

Shqipëria

Protesta/ Lulzim Basha e mohon publikisht: Nuk e thirra unë Policinë te selia e PD

Më: 10 janar 2022 Në ora: 16:16
Lulzim Basha

Kreu i PD Lulzim Basha thotë se nuk e ka thirrur ai Policinë më datë 8 janar, kur mbështetësit e Sali Berishës rrethuan selinë blu dhe tentuan marrjen e saj. Forcat Speciale ndërhynë me ujë dhe gaz lotsjellës dhe turma u shpërnda.

“Çdo qytetar e di që Policia e Shtetit paguhet nga taksat e shqiptarëve për të ndërhyrë kur konstaton shkelje të ligjit. Përveç kësaj, jo nga unë por nga deputetë dhe përfaqësues politik që ndopdheshin në sallën ngjitur me mua këtu, ka pasur njoftime për dhunën sepse ka pasur njerëz të lënduar dhe brenda në sallë, nga dhuna dhe nga gazi, dhe nga gjithçka tjetër.Gjithçka është një alibi.

Ndërkohë që kishin dalë deklaratat e kancelarive, Policia ende kërkonte shkak për të ndërhyrë apo të mos ndërhyrë. Donte që skenari i gjakderdhjes të shkonte deri në fund. Nuk e kam thirrur unë Policinë. Pjesë e skenarit të Ramës dhe Berishës është që ta vazhdojnë këtë valle sikur këtu ka dy palë, janë njësoj të përfshira, etj etj”, u shpreh Basha në News 24.

Por ndryshe deklaroi pasditen e 8 janarit kreu i Policisë së Tiranës Lorenc Panganika. Ai tha para mediave se Policia e kryeqytetit kishte marrë njoftim nga brenda selisë së PD se rrezikohej jeta e deputetëve. Kur mediat insistuan se nga kush ishte bërë kërkesa, Panganika tha:

“Kur e vlerësuam që rrezikohej jeta, pati kërkesa dhe telefonata. Nga drejtuesi i Partisë Demorkatike.”

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat