“Makinë propagandistike”/ Pedagogia Anisa Hysesani: 40 % e njerëzve ndjekin telenovelat

Shqipëria

“Makinë propagandistike”/ Pedagogia Anisa Hysesani: 40 % e njerëzve ndjekin telenovelat

Më: 17 janar 2022 Në ora: 20:08
Ilustrim

Dashuria e shqiptarëve për seriale e telenovela është e hershme. Shumë vite më parë “gozhdoheshin” të gjithë para ekranit për të parë  telenovelat meksikane apo amerikane , të gjithë e mbajmë mënd serialin e famshëm amerikan “Beautiful”. Më pas shqiptarëve ju ofruan telenovela spanjolle e braziliane. Të fuara në studion e “Jeto me Orën” ishin Rajna Kovaçi - eksperte e çështjeve sociale, Anisa Hyaensani, pedagoge dhe opinioniste, dhe dy ndjekëse telenovelash Dorina Gjoni dhe Doriana Hysenuka të cilat folën për këtë temë mjaft të diskutuar në vendin tonë.

Rajna Kovaçi tregoi se në asnjë mënyre nuk duhet të varemi nga telenovelat turke.

“Ne kemi qenë të krishterë,  katolik kemi pasur tre fe, dhe Turqia i bënë një propagandë politikë historisë së vendit të tyre. Ata kanë ende një kulturë tjetër, jemi më europian. Janë si më të ashpër më të egër. Kanë një impakt në gjendjen shpirtërore” u shpreh Rajna Kovaçi. 

Anisa Hyaensani, pedagoge dhe opinioniste tregoi “Telenovelat kanë lindur për shtëpiaket amerikane. Edhe unë i ndjek telenovelat, një telenovelë që ka një mesazh të mirë përcjell mesazhe të ndryshme për jetën. Unë kam hapur një sondazh në rrjetet social rezultoi 40 % po dhe 60 përqind jo nuk i ndjekim” u shpreh Hyaensani.

Ndërsa Dorjana tregoi se disa nga telenovelat nuk janë etike.

“Telenovelat spanjolle dhe braziliane nuk janë edukative dhe i kam shmangur ndërsa për telenovelat turke janë edukative dhe i ndjek. Edhe vajzat e mija sidomos e vogla e kam shumë të vështirë ta menaxhoj dhe duhet t’i shmangim për fëmijët” u shpreh Dorjana Hysenuka. Të ftuarat treguan edhe për telenovelat e para që kishin parë. Dorina Gjoni tregoi se gratë janë shumë të dhëna pas telenovelave sa edhe kur fton ndonjë mike për kafe nuk del derisa t’i mbarojë telenovela. “Koha e pandemisë na bëri që të ndjekim edhe më shumë telenovela madje edhe burrat kanë filluar i ndjekin” u shpreh Gjoni.

Rajna Kovaçi tregoi se ajo preferon më tepër mediat italiane. Të ftuarat treguan se tashmë një pjesë e femrave janë të varura ndaj telenovelave. Anisa Hyaensani tregoi sesa problem sjell varësia.

 “Njerëzit nga varësia që krijojnë,  humbasin realitetin e tyre dhe kjo është një problematik e madhe që e hasim shpesh te këta njerëz. Kështu që duket të shmangin sa më shumë që mos të krijojnë varësi pasi këta njerëz duan të përshtasinë veten me personazhin kryesor” u shpreh Hyaensani.

Doriana Hysenuka tregoi se shumë njerëz duan që të fusin në jetën e tyre shumë ngjarje nga telenovelat.

“Shumë femra duan që burri i tyre të ngjaj me aktorët turk, apo duke i thënë burrit pse nuk më bënë kështu dhuratash apo përse nuk më propozon kështu” u shpreh Hysenuka. Të ftuarat sugjeruan për publikun që më mirë të lexojnë më  mirë një libër vetë dhe fëmijët sesa një telenovelë. Dhe prindërit janë një shembull për fëmijët ndaj duhet të nis gjithçka nga ata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat