“E kam bërë me këto duar, jam artist serioz”, Rama zbulon prapaskenat me Erdogan: Kujdes, është e rrezikshme

Shqipëria

“E kam bërë me këto duar, jam artist serioz”, Rama zbulon prapaskenat me Erdogan: Kujdes, është e rrezikshme

Më: 18 janar 2022 Në ora: 12:55
Foto nga takimi

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike disa pamje nga zyra e tij me presidentin e Turqisë Recep Tayip Erdogan që ishte për një vizitë disa orëshe në vendin tonë gjatë ditës së djeshme.

Rama i ka bërë një dhuratë duke i thënë se e ka bërë me duart e tij, por nuk e ka paketuar sepse duhet mbajtur me kujdes. Ndërsa nuk munguan batutat e tij me Erdogan, i cili gjithashtu i kishte sjellë një vazo të punuar prej sarajit Jëlldëz, prodhim i Turqisë.

Rama: E kam bërë vetë me këto duar.

Erdogan: Qenka shumë e mirë.

Rama: Po jam artist serioz. Megjithatë sic thashë, në shtëpi duhet të shkojë se zonja e kupton më mirë artin tim. Këtë vetëm duhet ta mbajmë me kujdes.

Erdogan: Në shtëpi do ta vendos në vendin më të mirë.

Rama: Nuk e kemi paketuar se është e rrezikshme por ta mbajnë me kujdes.

Ka zgjatur rreth 11 orë vizita e Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Shqipëri. Ai u përcjellë në aeroportin e Rinasit nga kryeministri Edi Rama dhe i gjithë kabineti qeverisës.

Në fund mes dy liderëve pati një përqafim të ngrohtë.

Presidenti turk vizitoi të hënën Shqipërinë. Fillimisht, kreu i shtetit turk shkoi në Laç për t’u dorëzuar banorëve çelësat e banesave të reja të rindërtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit nga Turqia. Më pas, ai zhvilloi një takim me Ramën në kryeministri.

Kjo u pasua me fjalën përshëndetëse të Erdogan në Kuvend.

Aktiviteti që përmbylli vizitën zyrtare të Erdogan në Shqipëri ishte inaugurimi i xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, një xhami e restauruar nga agjencia turke, TIKA.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat