Banorët e 5 Majit e Laprakës thirrje Ramës: Na trajto siç trajtove Lulzim Bashën. I dhe lekë për shembjen e pallatit në Vlorë

Shqipëria

Banorët e 5 Majit e Laprakës thirrje Ramës: Na trajto siç trajtove Lulzim Bashën. I dhe lekë për shembjen e pallatit në Vlorë

Më: 27 janar 2022 Në ora: 11:10
Lulzim Basha

Prej orës 09:30 banorët e “5 Majit” në Tiranë vijojnë të protestojnë para parlamentit, ndërsa brenda në Kuvend vijon normalisht seanca plenare.

Banorët janë aty për të ngritur zërin për pronën e tyre. “Na trajto siç ke trajtuar Lulzim Bashën. Nuk do i shembni pa bërë marrëveshje me ne siç ke bërë marrëveshje me Lulzim Bashën”  

“U bëj thirrje deputetëve mos shikoni vetëm pronat tuaja, ne kemi dalë këtu minimum të mbrojmë pasurinë e djersën tonë. Nuk po kërkojmë gjë tjetër. Po kërkojmë ata lekë që Lulzim Basha I mori me pallatin në Vlorë, aq lekë për ato 230 familje në Laprakë. Nuk i duhen më asaj zone. Po aq lekë ti japin dhe të tjerëve. Përse nuk vjen tek populli Lulzim Basha. Siç ka marrë paratë Lulzim Basha paratë në Vlorë, duam dhe ne paratë tona. Nuk po kërkojmë luksin e kryeministrit, të Bashës apo kryebashkiakut po kërkojmë djersën tonë. Për 30 vite si nuk erdhi njeri të na thotë ti nuk duhet të ndërtosh këtu. Përse e le shtëpinë të ndërtohej dy katëshe. Nëse unë kam qenë i paligjshëm hajde pezullo punimet dhe unë të jap dorën” thotë protestuesi.

Ata i kërkojnë SPAK të nisë hetimet pse u devijua projekti që sjell dhe prishjen e banesave të tyre. Protestuesit mbajnë në dorë pankartat ku ndër të tjera shkruhet "Kryeministër ku je? Bëj transparencë projektin" .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat