Do të ketë incidente më 6 Mars? Përgjigjet presidenti Meta

Shqipëria

Do të ketë incidente më 6 Mars? Përgjigjet presidenti Meta

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 07:39
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të votojnë qetësisht e të mos krijojnë incidente më 6 mars.

Në një intervistë për TV1 Channel në Shkodër, Meta tha se të gjithë duhet të marrin pjesë në këto zgjedhje pasi janë me mjaft rëndësi.

Porosia e Metës për qytetarët ishte gjithashtu që vota t’i jepej kandidatit me më integritet.

“S’ka pse të ketë incidente. I ftoj të gjithë qytetarët e 6 bashkive ku do votohet më 6 mars që në mënyrë të qetë dhe masive të marrim pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore për të zgjedhur kandidatet më me integritet. Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme, ndaj i inkurajoj te gjithë të marrin pjesë,”- tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat