I shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnje

Shqipëria

I shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnje

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Një 45-vjeçar i identifikuar me inicialet M.H., është ndaluar nga policia e Lushnjes pasi ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë me vendimin e datës 14.12.2021, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në datë 20.10.2021, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në përdorim nga ky shtetas  në lagjen “Savër”, Lushnjë, gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri automatik, 12 krëhëra pistolete dhe automatiku, 179 fishekë pistolete dhe automatiku, 2 silenciator dhe 1 tytë të montuar, 3 shula automatiku, 1 kallëp tritoli, 1 fitil zjarrpërcjellës, 1 granatë difensive, 2 radio dore marrëse dhënëse.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat