Rama në SHBA, Presidenti Meta nis mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Diskutohet mbi situatën në Ukrainë

Shqipëria

Rama në SHBA, Presidenti Meta nis mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Diskutohet mbi situatën në Ukrainë

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 17:06
Foto nga mbledhja

Presidenti Ilir Meta ka mbledhur pasditen e sotme Këshillin e Sigurisë Kombëtare ku po diskutohet mbi situatën në Ukrainë, që momentalisht paraqitet kritike.

Në këtë mbledhje nuk është i pranishëm kryeministri Rama, pasi ky i fundit është nisur drejt SHBA-ve për takimin me sekretarin e shtetit Blinken.

Në vend të kreut të qeverisë është zv.kryeministri Arben Ahmetaj. Të pranishëm janë po ashtu Shefi i Stabit, Bajram Begaj, Shefi i SHISH, Helindon Bendo, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Sipas informacioneve të Inteligjencës amerikane ka shumë gjasa që këtë javë Rusia të pushtojë Ukrainën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat