‘Përgjime të fshehta të qeveritarëve me bandat’/ Berisha: Do dalin emra ministrash e prokurorësh, prisni

Shqipëria

‘Përgjime të fshehta të qeveritarëve me bandat’/ Berisha: Do dalin emra ministrash e prokurorësh, prisni

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 12:12
Sali Berisha

Ish-kryeministri Berisha në një prononcim për mediat, mbajtur para Parlamentit u shpreh se gjatë një hetimi të policive të katër shteteve të Bashkimit Europian janë zbuluar lidhje mes qeveritarëve në Shqipëri me elementë kriminale vendas dhe të huaj.

Berisha ka paralajmëruar se do të publikohen përgjime të politikanëve shqiptarë duke komunikuar me bandat, ndërsa shton se komunikimet janë bërë nëpërmjet aplikacionit SKY ECC.

Sipas Berishës, të përfshirë janë ministra të niveleve të larta, por shtoi se nuk i kishte emrat.

“Informoj shqiptarët se hetimi i fundit i kryer nga disa shtete, Itali, Belgjikë, Gjermani, Francë e shtete të tjera, pas zbulimit të një aplikacioni që përdornin bandat shqiptare dhe qeveritarët për komunikime të fshehta, themelet e narkoshtetit po dridhen. Ju garantoj se në ato përgjime ka emra ministrash drejtorësh, prokurorësh gjykatësish e shumë të tjerë. E mirëpres si një zhvillim pozitiv në betejën kundër narkoshtetit. SKY ECC është aplikacioni. Janë zbërthyer, e di si do dalin. Ju garantoj që janë mera ministrash të të gjitha niveleve, unë nuk i kam emrat”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat