Balla-Berishës: Për akuzat ndaj Ramës, ti i vjen tek fundbarku i kalit të Skënderbeut! Të ftoj të shkosh në Tropojë

Shqipëria

Balla-Berishës: Për akuzat ndaj Ramës, ti i vjen tek fundbarku i kalit të Skënderbeut! Të ftoj të shkosh në Tropojë

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 14:20
Taulant Balla

Në fjalën e tij në Kuvend, Taulant Balla ka reaguar me tone të ashpra ndaj Sali Berishës duke i thënë se në qeverisjen e tij nuk bëri asnjë ndryshim në Tropojë.

Balla e fton që të shkojë në Tropojë dhe të shohë transformimin ndërsa për Bashën i thotë se nuk i ndan dot asgjë pasi kudo janë të përfshirë bashkë. Ndërsa për akuzat ndaj Ramës tha se “i vjen tek fundbarku i kalit të Skënderbeut” duke nxitur reagime në Kuvend.

Balla: Nuk bëre asgjë për Tropojën. 30 vite qëndrove dhe nuk vendose një pllakë në Bajram Curr. Të ftoj të shkosh një ditë në Tropojë dhe të shohësh transformimin e atij qyteti njerëzish të mirë. Është tërësisht i ndryshuar nga Tropoja që gjetëm.Ti nuk do mbahesh mend për asgjë që ke bërë në atë zonë, por për lejet e koncesioneve të hidrocentraleve, por kjo qeveri është në proces të statusit të Parkut Kombëtar Alpet e Shqipërisë. Të takonte ty ta bëje këtë. Ty dhe Lulin nuk ju ndan dot asgjë se në të gjithë harllëqet e keni emrin bashkë.

Për akuzat ndaj Ramës, ti i vjen tek fundbarku i kalit të Skënderbeut. Është i vetmi politikan që nuk ka mbrojtur askënd ndaj të cilit ka nisur hetim penal. Bëhuni burra dhe respektoni këtë standard.

Xhaferaj: Pjesën e sipërme apo të fundit të barkut, nuk është dinjitoze të përdoret. Se çfarë lideri është Edi Rama u duk në zgjedhjet e fundit, që mori një grup çupëlinash dhe ty kryetar i grupit parlamentar të la prapë aty.

Nikolla: Duhet të kërkosh ndjesë për zonjat ministre, nuk mund të përdorësh gjuhë seksiste. Hiqet fjala dhe kërko ndjesë. Nuk mund t’i etiketosh me atë gjuhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat