Në kërkim për vjedhje, arrestohet i riu në Elbasan/ Nën hetim 3 të tjerë

Shqipëria

Në kërkim për vjedhje, arrestohet i riu në Elbasan/ Nën hetim 3 të tjerë

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Një person i shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë në Elbasan. Bëhet fjalë për shtetasin E. Sh., 32 vjeç, banues në fshatin Dorëz, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, më datë 23.09.2021, e ka dënuar 3 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.

Ndërkaq, u proceduan penalisht shtetasit H. M., 60 vjeç dhe R. M., 62 vjeç, banues në fshatin Rrasë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive pronësie, kanë goditur njëri-tjetrin, me grushte dhe sende të forta.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd proceduan penalisht shtetasin F. Q., 67 vjeç, banues në fshatin Rashtan, Përrenjas, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, pasi ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të vëllait të tij, shtetasit K. Q.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat