Beteja e parë e Berishës/Ish-kreu i PD: këto zgjedhje janë sa lokale, aq dhe kombëtare

Shqipëria

Beteja e parë e Berishës/Ish-kreu i PD: këto zgjedhje janë sa lokale, aq dhe kombëtare

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 21:42
Foto

31 vite nga rrëzimi i shtatores së diktatorit Enver Hoxha partia e cila solli pluralizimin politik ndodhet në një epoke te re. Por në sytë e Sali  Berishës ajo është në të njëjta pozita si në vitin  1991.

“Përsëri opozita shkau në fals opozitë, u shndërrua ne pseudo-opozitë,  u largua nga vlerat e saj,  ndaj është e rëndësishme dhe jetike për Shqipërinë të vijojmë betejën me armiqtë e lirisë së shqiptarëve dhe trashëgimtaret e barbarive të tyre”, tha Berisha.

Betejën e parë elektorale, Sali Berisha e ka në zgjedhjet e 6 marsit.  Durrësi është një ndër  Bashkitë që  premton garë të fortë.

“Këto janë aq sa lokale dhe kombëtare për nga rëndësia e tyre. Kërkoj besimin tuaj, votën tuaj për kandidatin tonë. Mos harroni se me Lul bravën shkohet nga humbja në humbje”, tha ai.

Koalicioni  “Shtëpia i Lirisë”  kërkon ta fitojë Durrësin me kandidatin e saj Ardian Muka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat