“Ditë e zezë”/ Braçe: Sot humbën jetën tre punëtorë, dramë e madhe për një vend të vogël

Shqipëria

“Ditë e zezë”/ Braçe: Sot humbën jetën tre punëtorë, dramë e madhe për një vend të vogël

Më: 19 mars 2022 Në ora: 21:28
Erion Braçe

Deputeti socialist, Erion Braçe ka shprehur ngushëllimet për tre punëtorët që humbën jetën sot në punë.

Bëhet fjalë për dy minatorët që ndërruan jetë në minierat e kromit në Tropojë, si dhe për 46-vjeçarin Gjovalin Pepaj, i cili ra nga lartësia duke punuar në Tiranë.

Në mesazhin e postuar në “Instagram”, Braçe shkruan se kjo është një ditë e zezë.

“HUMBEM SOT TRE PUNETORE! TRE PUNETORE NE NJE DITE, ESHTE DRAME E MADHE PER NJE VEND TE VOGEL! ADIL DAUTI -41 vjec, AFRIM ZHUTAJ -43 vjec, te dy ne TROPOJE; GJOVALIN PEPAJ -46 vjec, ne TIRANE; Humben jeten sot ne pune, ne pune! Ky vend qe shume here ka probleme te medha per gjetjen e nje pune e here te tjera, problem ka gjetjen e punetoreve, te sotmen, DUHET TA KETE NJE DITE TE ZEZE! Shpirti i tyre te gjeje paqe, familjaret te gjejne ngushellim edhe pse eshte tmerresisht e veshtire; NDJESE, PERULESISHT NDJESE QE PUNA NE KETE VEND SU BE KURRE E SIGURT!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat