Ilir Meta-Veliajt: Zogu i Tiranës nxjerr nga goja çdo gjë që i fusin në gojë

Shqipëria

Ilir Meta-Veliajt: Zogu i Tiranës nxjerr nga goja çdo gjë që i fusin në gojë

Më: 9 prill 2022 Në ora: 18:32
Ilir Meta-Veliajt: Zogu i Tiranës nxjerr nga goja çdo gjë që i fusin në gojë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka hedhur akuza të ashpra mbi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, por edhe mbi gjithë qeverinë Rama.

Meta u shpreh se qeveria në Kongresin e sotëm u përpoq ti paraqiste dështimet si suksese dhe Veliaj flet vetëm ato që i thonë.

Deklaratat Meta i bëri gjatë konferencës për shtyp që po zhvillon aktualisht, pasi emri i tij u lakua në Kongresin e PS-së gjatë ditës së sotme.

Zogu i Tiranës nxjerr nga goja çdo gjë që i fusin në gojë.

Zogu i Tiranës bëri përgjegjës presidentin për gjithë të këqijat që Rilindja i ka bërë qytetarëve shqiptarë.

Të gjitha ato që presidenti ka thënë një vit më parë janë faktuar, që nga aferat e inceneratorëve dhe deri te mosfunksionimi i drejtësisë.

Ne shohim që pas një viti një pjesë e konsiderueshme e grupit parlamentar është sot në një vend tjetër dhe kjo tentohet të paraqitet si një sukses i madh i Reformës në drejtësi, ndërkohë që koka e organizatës mafioze mbledh Kongresin”, ka deklaruar Meta.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat