Njohja e patentave, Rama nga Gjermania: Inspektorët ndryshuan mendim kur erdhën në Shqipëri

Shqipëria

Njohja e patentave, Rama nga Gjermania: Inspektorët ndryshuan mendim kur erdhën në Shqipëri

Më: 12 prill 2022 Në ora: 10:47
Edi Rama

Gjermania prej pak kohësh ka njohur patentat shqiptare dhe konvertimi i një leje drejtimi do të bëhet pa provime shtesë.  Kjo u miratua në Berlin, nga Këshilli Federal i Gjermanisë, me kërkesë të qeverisë federale.

I pranishëm në Berlin, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se gjermanët në fillim kishin rezerva për nismën, por pasi inspektorët erdhën në Shqipëri dhe panë nga afër dhënien e patentave, ndryshuan opinion duke miratuar kështu njohjen e lejeve të drejtimit shqiptarëve.

“Të gjithë shqiptarët që banojnë këtu apo do kalojnë, do kenë patentën shqiptare të respektuar plotësisht. Por është edhe transformim i mirë në Shqipëri se njohja ka besueshmërinë e nxjerrjes së një patente në Shqipëri. Dikur ishte shumë skeptike.

Por kur inspektorët erdhën në Tiranë dhe panë transformimin u bindën. Kemi marrë komplimente se kemi krijuar sistem modern. Në këtë aspekt njohja e patentave është certifikatë e rëndësishme për shtet funksionim”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat