“E ndjej rritjen e çmimeve”, ministrja e Energjitikës, zbulon kush i bën pazaret në shtëpinë e saj

Shqipëria

“E ndjej rritjen e çmimeve”, ministrja e Energjitikës, zbulon kush i bën pazaret në shtëpinë e saj

Më: 23 prill 2022 Në ora: 21:56
Belinda Balluku

Ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku ka bërë me dije në një intervistë se pazaret i bën vetë, dhe edhe ajo i ndjen rritjen e çmimeve si çdo qytetar tjetër.

Gazetarja Nisida Tufa e pyeti nëse i ndjente edhe ministrja personalisht rritjet e çmimeve.

“Jam qytetare si gjithë të tjerët. I bëj vetë pazaret ndaj ka rritje çmimesh, që ka ardhur edhe para se të vinte lufta, me rikthimin e pandemisë.

Rritjen e ndjen çdo qytetar, dhe si ata edhe unë” – u përgjigj Belinda Balluku në emisionin “Kjo Javë” pasditen e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat