“Rama provat t’i çojë në SPAK”, ish-kryeministri Berisha i përgjigjet thirrjeve të kryeministrit

Shqipëria

“Rama provat t’i çojë në SPAK”, ish-kryeministri Berisha i përgjigjet thirrjeve të kryeministrit

Më: 11 maj 2022 Në ora: 15:33
Sali Berisha

Sali Berisha akuzave të Edi  Ramës iu përgjigj me të nëjtë  monedhë.

Ish-kryeministri është i bindur se pasardhësi i tij, po e sulmon nga frika e aferave  kurruptive pas të cilave,  sipas  tij fshihen  ministra dhe  zyrtarë të lartë të   Partisë Socislite

“Pas Lefeterit, është  Ahmetaj, Agaci e njëjta gjë dhe me Tiranën, Veliajn”

Sfidës së hapur nga Edi  Rama  që SPAK ta hetoje,  Berisa thote se nuk I druhet.

“Cfarë kërkon Edi Rama, i  thotë drejtesise hetoni shpifjet  e tij, hetoni se cfare genjeshtrash që ka dërguar në DASH. E sheh që laku po  ngushtohet cdo dite e me shume. Raportet e tij kanë qenë shpifje fund e krye i them Edi Ramës publikoi ato, coi të gjitha në SPAK dhe ku të duash.”

Jo vetëm  shpalljen  për  vendimin e Departamentit Amerikan te Shtetit, Kryeministri Rama kërkoi  që drejtësia të hetojë Sali Berishën për dy dosje, atë të Gërdecit dhe 21 janarit.

“Jam dakort  të hetohet dhe rihehtohet 100 herë përgjegjës është Edi Rama qe i solli mish për top në funksion të agjendës së tij perosnale. Sa i takon Gerdecit  Edi Rama prej 9 vitesh ka ruajtur të njëjtin kualifikim, aksident teknologjik  Pse unë?, Kam insistuar që të shpallen vrasjet shtetërore pa dashje sepse shpërblimi është gjë tjetër. ai ka nocion vetëm të vjedhë”

 E teksa sfida ndaj SPAK është hapur,  Sali Berisha është i përgatitur  për  cdo skenar, edhe skenarin qe  e parashikon ate si të  pandehur

“Unë do mbroj të vertetën dhe vetëm të vertetën. Kam zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin, për mua ligji është e verteta. Kam zbatuar ligjin në gjithë jetën time”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat