E rëndë në Elbasan, gruaja tenton t’i japë fund jetës pas dhunës së bashkëshortit

Shqipëria

E rëndë në Elbasan, gruaja tenton t’i japë fund jetës pas dhunës së bashkëshortit

Më: 13 maj 2022 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Një grua në Elbasan ka pirë sasi të mëdha ilaçesh duke tentuar t’i japë fund jetës pasi bashkëshorti i saj e dhunonte psikologjikisht. Ajo tashmë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka arrestuar bashkëshortin e saj.

Ndaj 39-vjeçarit rëndon akuza për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. Sh., 39 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila për shkak të kësaj dhune ka konsumuar medikamente mjekësore, në sasi të mëdha. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat