Dy operacione kundër trafikut të emigrantëve/ Arrestohen 2 persona, një tjetër shpallet në kërkim!

Shqipëria

Dy operacione kundër trafikut të emigrantëve/ Arrestohen 2 persona, një tjetër shpallet në kërkim!

Më: 17 maj 2022 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka finalizuar dy operacione kundër trafikut të emigrantëve të koduara “Camouflage 6” dhe “Camouflage 7”.

Në pranga janë vënë dy persona konkretisht E. Xh., 40 vjeç, banues në Tiranë dhe A. M., 51 vjeç, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ndërkohë është shpallur në kërkim A. L., 51 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policise

Finalizohen, gjatë orëve të fundit, 2 operacione policore, të koduara “Camouflage 6” dhe “Camouflage 7”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacionet u zhvilluan nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Nr. 5.

Gjatë operacionit policor të koduar “Camouflage 6” u arrestua në flagrancë 1 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, të cilët bashkëpunonin për të ndihmuar 4 emigrantë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Gjatë operacionit policor të koduar “Camouflage 7”, u arrestua në flagrancë 1 shtetas që ndihmonte 5 emigrantë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Procedohen penalisht edhe 9 emigrantët e paligjshëm.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Nr.5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e kalimit të paligjshëm të kufirit, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionet policore të koduara “Camouflage 6” dhe “Camouflage 7”.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Camouflage 6” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– E. Xh., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A. L., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit monetar, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm, nga Devolli në Tiranë. Më pas, pasi i strehonin emigrantët e paligjshëm në Tiranë, me ndihmën e personave të tjerë, kryenin transportin e tyre drejt Kukësit, me qëllim kalimin në Kosovë dhe më pas në vendet e BE-së.

Punohet për kapjen e shtetasit A. L., identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Camouflage 7” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-A. M., 51 vjeç, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ky shtetas, kundrejt shpërblimit monetar, kryente transportin e emigrantëve të paligjshëm, nga Devolli në Tiranë. Më pas, me ndihmën e personave të tjerë, kryente transportin e tyre drejt Kukësit, me qëllim kalimin në Kosovë dhe më pas në vendet e BE-së.

Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 9 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat