Pas 9 vitesh, Sali Berisha rizgjidhet në krye të PD-së

Shqipëria

Pas 9 vitesh, Sali Berisha rizgjidhet në krye të PD-së

Më: 22 maj 2022 Në ora: 07:48 Përditësuar në ora: 09:45 më 22.05.2022
Sali Berisha dhe Ibsen Elezi, foto ilustrim nga "Bota sot"

Zgjedhjet për kreun e PD-së, nis procesi i votimit në Lezhë

Nis zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike dhe në Lezhë.

Procesi i votimit ka nisur në tre bashkitë e qarkut të Lezhës, të cilët do të votojnë mes dy kandidatëve, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Ibsen Elezit.

Gjithsej, në Lezhë do të votojnë 3870 anëtar, në Mirditë 1200 anëtar, ndërsa në Kurbin 1700 anëtar.

Zgjedhjet po zhvillohen në 108 qendra qendra votimi, ku i pari në fletën e votimit është vendosur ish-kryeministri Sali Berisha kurse i dyti i Ibsen Elezi.

Zgjedhjet për Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë do të zhvillohen përmes parimit një anëtar një votë.

Fieri voton për kreun e ri të Partisë Demokratike, votohet në 6 qendra

Ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike edhe në Fier.

Në qytetin e Fierit po votohet në 6 qendra votimi. Në Patos do të votohet në 1 qendër votimi me afërsisht 1400 anëtarë. Në Mallakastër janë 950 anëtarë, ku pritet të votojnë 500 antarë në qendrën e votimit tek teatri i qytetit.

Në Roskovec do të votohet në 2 qendra votimi me afërsisht 650 anëtarë, ku pritet të votojnë 500.

Sali Berisha dhe Ibsen Elezi janë dy kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike, në zgjedhjet që do të zhvillohen sot nga Komisioni i Rithemelimit. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00, do të mbyllet në orën 18:00 dhe do të zhvillohet në 108 qendra qendra votimi.

A do të ketë surpriza? Kukësi voton mes Sali Berishës dhe Ibsen Elezit si kryetarin e ri të Partisë Demokratike

Nis zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike dhe në Kukës.

Në Kukës janë hapur tre qendrat e votimit për zgjedhjen e kreut të ri të PD, dy në qytet ku do të votojnë anëtaret e qytetit, të grup seksioneve të Grykës së Vanave, Topojan, Shishtavec, Zapod, Bicaj, Malzi, Terthore, Shtiqen, Surroj, Arren, Kolsh.

Qendra tjetër është në fshatin Bushtrisë, ku do të votojnë grup seksionet Bushtrice Ujmisht,Gryke- Caje dhe Kalis. Edhe anëtarët që nuk janë në listë do të marrin pjesë në zgjedhje duke votuar me kartë anëtarësie të shoqëruar me letërnjoftim.

Sali Berisha dhe Ibsen Elezi janë dy kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike, në zgjedhjet që do të zhvillohen sot nga Komisioni i Rithemelimit. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00, do të mbyllet në orën 18:00 dhe do të zhvillohet në 108 qendra qendra votimi.

Elezi ka mbajtur postin e kryetarit të Partisë Demokratike në Kukës, dhe nuk dihet nëse kuksianët do të votojnë atë apo Sali Berishën.

Gara për kryetar të PD mes Berishës dhe Elezit/ Vijon procesi në të gjithë vendin!

Prej orës 08:00 të mëngjesit ka nisur procesi i votimit i organizuar nga Komisioni i Rithemelimit, për kryetar të Partisë Demokratike ku kandidatët në garë janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.

Në tre bashkitë e rrethit të Vlorës kanë të drejtë vote 2378 anëtarë të PD të cilët i janë drejtuar qendrave të votimit në pallatin e Kulturës “Labëria”, në Peshkëpi të Selenicës dhe në selinë qendrore të PD në Himarë. Gazetari i Panorama.al raporton se procesi ka nisur i qetë.

Në Gjirokastër procesi po zhvillohet në katër qendra votimi. Në total në të gjitha qendrat e votimit kanë të drejtë vote 2796 anëtarë të PD.

Procesi i votimit ka nisur edhe në Lezhë prej orës 08:00 të mëngjesit, ku kanë të drejtë vote 3870 anëtarë të PD.

Në Elbasan procesi i votimit ka nisur pranë zyrave të PD ku kanë të drejtë vote 2900 anëtarë.

Në Librazhd votimet po kryhen në Pallatin e Kulturës ku kanë të drejtë vote 1300 anëtarë ndërkohë që në Prrenjas procesi ka vijuar në zyrën e PD. Të drejtë vote në këtë zonë kanë 883 anëtarë.

Në Gramsh procesi ka nisur në zyrën e PD ku kanë të drejtë vote 400 anëtarë. Në Peqin janë 700 anëtarë ndërsa votimet po vijojnë në ambientet e Pallatit të Kulturës.

Ndërkohë që në Belsh votimet po zhvillohen në një lokal, ku të drejtë vote kanë 900 anëtarë të PD.

Në të gjithë vendin procesi do të vijojë deri në orën 18:00 të pasdites ndërkohë që Komisioni i Rithemelimit ka njoftuar se qendrat do të vazhdojnë të qëndrojnë hapur derisa të votojë edhe demokrati i fundit.

Nis procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike në Vlorë

Në tre bashkitë e rrethit të Vlorës kanë të drejtë vote më konkretisht në bashkinë Vlorë rreth 1400 antarë, ku procesi i votimit po zhvillohet në pallatin e kulturës “Labëria”.

Në bashkinë Selenicë me të drejtë vote janë 906 anëtarë me listat e vjetra ndërsa aktiv rreth 600 të cilët kanë të drejtën e votës në procesin e votimit sot, procesi i votimit po zhvillohet në fshatin Peshkëpi të Bashkisë Selenicë.

Në bashkinë Himarë me të drejtë vote janë 413 anëtarë dhe procesi i votimit po zhvillohet në selinë qendrore të PD-së në këtë degë.

Procesi i votimit ka nisur i qetë dhe pa probleme teksa në momentet e para të tij shihet një interesim i konsiderueshëm i qytetarve për të votuar

Zgjedhjet po zhvillohen në 108 qendra qendra votimi në të gjithë vendin, ku i pari në fletën e votimit është vendosur ish-kryeministri Sali Berisha kurse i dyti i Ibsen Elezi.

Zhvillohen sot zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike, në garë ish-kryeministri Sali Berisha përballë Ibsen Elezit

Ditën e sotme në Partinë Demokratike zhvillohet procesi zgjedhor për kryetar të PD, i organizuar nga Komisioni i Rithemelimit.

Kandidatët në garë janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kreu i Partisë Demokratike në Kukës Ibsen Elezi.

Procesi i votimit pritet të nisë nga ora 08:00 deri në orën 18:00 të pasdites së të dielës.

Në të gjithë vendin janë 108 qendra votimi ku demokratët do të drejtohen për të shprehur vullnetin e tyre me votë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat