Shembje masive dheu dhe inertesh te tunelet e Paprrit. Bllokohet përkohësisht aksi Elbasan-Peqin

Shqipëria

Shembje masive dheu dhe inertesh te tunelet e Paprrit. Bllokohet përkohësisht aksi Elbasan-Peqin

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 20:45
Elbasan

Moti i keq ka shkaktuar përmbytje edhe në qarkun e Elbasanit. Një situatë e vështirë u krijua në aksin Elbasan-Peqin në vendin e quajtur ‘Tunelet e Paprrit’.

Në këtë vend, si pasojë e reshjeve uji, balta dhe inertet vërshuan në rrugë duke e bërë të pakalueshëm segmentin rrugor.

Në këtë vend kanë shkuar punëtorë dhe mjete që kanë larguar baltën nga rruga.

Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një postimi në në Facebook, shkruan se aksi Elbasan-Peqin ka pasur dalje të dherave dhe baltës në rrugë, ndërkohë që drejtuesve të makinave që kalojnë nga ky segment rruge u është kërkuar të bëjnë kujdes.

Postimi i Plotë:

Reshje shiu me intensitet ka përshkuar vendin pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve. Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë qenë në terren për pastrimin e akseve nacionale. Në segmentin rrugor Elbasan-Peqin(Murrash)ka pasur dalje të aluvjoneve në trupin e rrugës grupi i punës është në terren dhe po bën të mundur kthimin e këtij aksi në normalitet. Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrzgë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat