“Jeni një turp”/ Bullgaria i përgjigjet Ramës: Të përshtatë komunikimin si një politikan nga një vend kandidat për në BE

Shqipëria

“Jeni një turp”/ Bullgaria i përgjigjet Ramës: Të përshtatë komunikimin si një politikan nga një vend kandidat për në BE

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 10:47
Edi Rama

Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë ka reaguar pas deklaratave të bëra në Bruksel nga kryeministri Edi Rama, i cili i quajti ‘një turp’ sa i takon qëndrimit për çështjen e integrimit.

Në deklaratë thuhet se integrimi i Shqipërisë në BE është mbështetur nga Bullgaria edhe më herët kur ka qenë proces më i vështirë se sa sot.

Ne e mbështesim atë sot, pavarësisht gjithçkaje, në emër të një të ardhmeje të përbashkët evropiane. “Politikanët largohen. Kombet mbeten. Popujt tanë kanë një interes të përbashkët, i cili nuk duhet të cenohet nga një gjykim i gabuar i politikanëve.

Si kundërpërgjigje, nuk është hera e parë që dëgjojmë komunikime të paprovokuara të ashpra, fyese nga një kryetar qeverie. Presim që kryeministri shqiptar t’i përshtatë mjetet e tij shprehëse në një gjuhë që i përshtatet një politikani të një vendi kandidat për anëtarësim në BE,”, sqaron më tej Ministria e Jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat