Plagosje, shkatërrim prone dhe shkelje urdhri gjykate! Procedohen për vepra të ndryshme penale 6 persona në Elbasan

Shqipëria

Plagosje, shkatërrim prone dhe shkelje urdhri gjykate! Procedohen për vepra të ndryshme penale 6 persona në Elbasan

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Policia bën me dije ditën e sotme se janë proceduar në gjendje të lirë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Këto shkelje përfshijnë “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Ndërkohë, materialet i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan/Procedohen në gjendje të lirë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori për shtetasit:

– A. H., 45 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi dyshohet se nuk ka zbatuar urdhrin e mbrojtjes, të lëshuar nga Gjykata, për  bashkëshorten e tij;

– E. G., 37 vjeç , banues në lagjen “Qemal Stafa”, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi dyshohet se nuk ka zbatuar urdhrin e mbrojtjes, të lëshuar nga Gjykata, për motren e tij

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori për shtetasit;

-M. Q., 26 vjeç, banues në fshatin Hardhias, Belsh, për veprën penale, “Dëmtime të tjera me dashje “, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin M. T.;

– H. P., 57 vjeç, banues në fshatin “Kosovë e madhe”, Belsh, për veprën penale, “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, pasi si pasojë e erës, zjarri i ndezur nga ky shtetas për të djegur plehra, ka dalë jashtë kontrolli dhe ka dëmtuar disa rrënjë ullinj.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Librazhd  referuan materialet në Prokurori për shtetasin B. N., 70 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale, “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në fshatin Stërblevë, Librazhd, për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta, shtetasin I. K.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori për shtetasen  E. N., 36 vjeçe, banuese në Gramsh, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve  telefonike”, pasi dyshohet se ka fyer, përmes mesazheve telefonike, shtetasin I. Xh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat