Infarktet në plazhe, flet mjeku Gishto: Duhet të parapërgatisni trupin përpara se të futeni në ujë

Shqipëria

Infarktet në plazhe, flet mjeku Gishto: Duhet të parapërgatisni trupin përpara se të futeni në ujë

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 19:23
Taulan Gishto

Ekspozimi për një kohë të gjatë në diell na rrezokon të gjithëve njëlloj, por më të riskuar janë ato që vuajnë nga patologji kardiake.

Taulan Gishto: Për meshkujt mbi 45 vjeç dhe për femrat mbi 55 vjeç sidomos për ato që kanë një sëmundje kardiovaskulare, pra kanë një diagnozë.

Në verë janë të shumta rastet e infarkteve e veçanërisht në plazhe. Mjeku kardiolog Taulan Gishto teksa shpjegon arsyet thotë se më të rrezikuarit janë të moshurit.

Taulan Gishto: Ndodh tek ato që janë normal por si pasojë e ndryshimit të temperaturave pësojnë një mbledhje të arterjeve koronare në mënyrë të njëhershme të temperaturës nga i ngrohti në të ftohtë. Pra nga çadra shkojnë në ujë, uji është i ftohtë dhe kjo bëhet shkak për prodhimin e një infarkti akut ose të një aritmie të menjëhershme e cila i merr jetën individit në moment. Grupi tjetër janë individ që vuajnë nga zemra.

Por ka disa mënyra se si mund të shmanget shfaqja e problemeve kardiake për ato që ekspozohen në temperatura të larta dhe frekuentojnë plazhet.

Taulan Gishto: Duhet të parapërgatisin trupin përpara se të futen në ujë. Në momentin që një person futet në ujin e ftohtë duhet të ketë një përgatitje trupi në mënyrë që të mos ndjehet diferenca e madhe e temperaturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat