Alibeaj me deklaratë të fortë kundër Berishës: Nuk është ai shpresa e njerëzve

Shqipëria

Alibeaj me deklaratë të fortë kundër Berishës: Nuk është ai shpresa e njerëzve

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 14:55
Enkelejd Alibeaj

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Enkelejd Alibeaj ka lëshuar sot një deklaratë të fortë kundër kreut të PD-së, Sali Berisha.

Në një komunikim me gazetarët para nisjes së seancës plenare në Kuvend, Alibeaj ka komentuar protestën e thirrur nga Berisha në datën 7 korrik.

Sipas Alibeajt, protesta duhet të nisë duke dalë kundër oligarkëve në Kuvend për çmimet e larta. Ai tha se mënyra më e mirë për të protestuar është Kuvendi.

Alibeaj u shpreh gjithashtu nuk mund të jetë Sali Berisha përfaqësimi i atyre njerëzve të cilët sot vuajnë gjithmonë e më tepër.

“Do protestosh për krimin, duhet të flasësh këtu. Do protestosh kundër çmimeve të larta, kundër oligarkëve, unë besoj se mënyra më e mirë për të protestuar është këtu. Unë protestoj sot, protestoj në çdo rast. Detyra e çdo deputeti është kjo. Nuk mund të jetë Sali Berisha përfaqësimi i atyre njerëzve të cilët sot vuajnë gjithmonë e më tepër. Absolutisht jo. Më kuptuat mirë se çfarë thashë”, ka thënë Alibeaj.

“Nuk është ai shpresa e njerëzve. Para se të shkojnë te sheshi dhe t’u thonë njerëzve hajdeni të protestoni të vijnë këtu dhe të thonë një gjë. Kanë guxim ta thonë? Për të protestuar për çmimet e larta duhet të thotë se çfarë qëndrimi ka ndaj oligarkëve”, tha Alibeaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat